Derbi i djeshëm mes Tiranës dhe Dinamos ka vene ne pikëpyetje mjaft aspekte te futbollit shqiptar.

Situata u be e pamenaxhueshme edhe me hyrjen e tifozëve ne fushe, te cilët pasi thyen pjesët mbrojtëse te tribunave arritën te zbrisnin ne fushën e blerte.

Burime pranë drejtorisë se përgjithshme te policisë konfirmuan për Televizionin Klan se lidhur me rastin e djeshëm ky institucion para fillimit te ndeshjes dërgon relacione te veçanta lidhur me kushtet e sigurisë ne te cilën duhet te zhvillohet një ndeshje futbolli.

Sipas drejtuesve te policisë lidhur me ngjarjen e djeshme do te formohet një grup i veçante pune dhe do te mbahet përgjegjësi nga ky institucion, por problemi është me i thelle.

Sipas tyre kushtet fizike tejet te amortizuara te stadiumit kombëtar, Qemal Stafa dhe mosndërhyrja për rehabilitimin e tyre është një nga shkaqet kryesore te trazirave ne ndeshjet e futbollit.

Relacionet e dërguara nga ky institucion janë te shpeshta, por gjendja e stadiumeve ne Shqiperi sa vjen e përkeqësohet./tvklan.al