Futbolli shqiptar ka vendosur një rekord të ri për shumën e përfituar nga shitja e lojtarëve gjatë vitit 2024. Klubet kanë arkëtuar 3 milionë e 900 mijë dollarë nga transferimet në dalje. Kjo shifër është gati 400 mijë dollarë më e lartë se e vitit 2023.

Në hyrje, skuadrat shqiptare janë përpjekur të afrojnë lojtarë me parametër zero ose me çmime të ulëta. Në raportin e FIFA-s përmenden vetëm 184 mijë dollarë të shpenzuara për përforcime. Në total janë 138 futbollistët e larguar dhe 220 të afruar. Në rang botëror shifra që është shpenzuar është 8 miliardë e 590 milionë dollarë, më e ulët se viti 2023.

Rekord është numri transferimeve mes futbollistëve profesionistë, 22779.

Tv Klan