Ishin thjesht thashetheme pasi ata janë bashkë. Barack Obama dhe bashkëshortja e tij kanë përgënjeshtruar të gjitha lajmet e ditëve të fundit për një divorc mes tyre.

Në një foto të publikuar në rrjetin social X, ish-Presidenti amerikan i shpreh gjithë dashurinë gruas së tij MIchel.

 “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime, @MichelleObama. Ti e mbush çdo vend me ngrohtësi, mençuri, humor dhe dukesh kaq bukur duke e bërë këtë. Jam me fat që mund të kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua!”, shkroi Obama në rrjetin social ‘X’.

Ky mesazh plot ndjenja është shoqëruar edhe me publikimin e një fotoje ku duken këndshëm në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pozojnë të buzëqeshur.

Edhe Michele ka ripostuar foton e tyre, ndërsa shkruan: “Të dua zemër”.

Shfaqja e tyre së bashku erdhi pas thashethemeve për ndarjen e çiftit dhe ku shumë media flisnin për një romancë mes ish- Presidentit amerikan dhe Jennifer Aniston.

Vetë aktorja nuk e ka pranuar këtë fakt.

Të gjitha dyshimet nisën pasi Michelle Obama ka zgjedhur të mos jetë pranë bashkëshortit vitet e fundit, Ish-Presidenti amerikan ka deklaruar se do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump të hënën por nuk do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij.

Michelle Obama ishte shumë aktive gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024 për zv-Presidenten Kamala Harris.

Që nga Dita e Zgjedhjeve, kur Trump fitoi presidencën, ajo nuk është parë në ngjarjet politike.

Klan News