Osman Metalla: “Dje, mbarë opinioni publik u njoh me marrëzinë e radhës të kryetarit të PS-së zotit Edvin Rama, i cili atakoi në gjykatën kushtetuese marrëveshjen e delimitimit të ujërave detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë. Unë jam sot këtu për tu thënë të gjithë qytetarëve shqiptar se ky është një bllof i radhës i Edvin bllofit. Ai nën kërkesën e tij për antikushtetueshmërinë e kësaj marrëveshje pretendon se është cenuar neni 3 i kushtetutës, nuk është zbatuar vendimi i konferencës së ambasadorëve të Londrës të vitit 1913, protokolli i Firences i viteve 191, 25 dhe 26 si dhe nuk janë respektuar parashikimet e konventës së Montegobejit të vitit 1982.”/tvklan.al