Rinovimi i tij sjell 1 miliard të ardhura çdo vit
Real Madrid po rinovon stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe për të mbuluar shpenzimet ka marrë një kredi prej 575 milionë euro për 30 vjet që përfshin interesat do t’i kushtojë gati 800 milionë.
Shtëpia e Los Blancos do të kthehet në një qendër multifunksionale ku do të mbahen koncerte, aktivitete tregtare dhe hapësira shërbimi. Kjo do të sjellë shumë të ardhura, që përllogariten në rreth 1 miliard Euro çdo vit, nëse nuk do të ketë ndalesa si kjo e pandemisë.
Kapaciteti do të mbetet rreth 81 mijë spektatorë, por pamja e arenës do të ndryshojë tërësisht. Punimet parashikohen të përfundojnë në 2022.
Tv Klan