Fitorja me Shqipërinë e dërgoi Ukrainën nga vendi i fundit që e zbriste në Ligën C në të dytin që e bën pjesë të play off për ngjitje në Ligën A. Në një grup të vështirë si ai B1 trajneri i përfaqësueses ukrainase, Serhiy Rebrov vlerësoi paraqitjen e Kuqezinjve në pjesën e dytë.

“Kishim një grup shumë të vështirë, të gjitha skuadrat morën pjesë në Euro 2024. Kombëtarja shqiptare me mbështetjen e tifozëve tregoi forcën e saj në pjesën e dytë. Ne arritëm të mbronim rezultatin. E kuptuam që është shumë e vështirë të luash në Tiranë me një mbështetje të tillë nga tifozët. Shqipëria është një kombëtare e fortë”.

Ukraina tani do të presë shortin e së premtes ku përballë do të ketë një nga skuadrat e renditura në vendin e tretë në Ligën A, Skocinë, Belgjikën, Hungarinë apo Serbinë.

Tv Klan