Serhiy Rebrov, sot trajner i Ukrainës ka qenë futbollist në përballjet e para me Shqipërinë në 1997. Ish-sulmuesi ka shënuar në ato sfida dhe mendon se Kuqezinjtë janë përmirësuar me kalimin e viteve.
“Më kujtohet çdo ndeshje e skuadrës, por nuk kujtoj këto gola. Sot përfaqësuesja e Shqipërisë ka ndryshuar shumë. Ka shumë lojtarë në Serie A dhe kampionatet e rëndësishëm. Është vështirë të krahasosh ato ndeshje me atë lojë klasi që po tregon Shqipëria sot. Arriti deri në finalet e Euro 2024 ku u paraqit mirë”.
Rebrov tha se Ukraina ka një ekip të ri në moshë dhe se është një garanci për të ardhmen. Sipas tij mes lojtarëve me përvojë dhe talenteve të afruara së fundit është krijuar një stabilitet.
Tv Klan