“Sfida e Gatimit” vjen çdo ditë në ekranin e Tv Klan me receta nga më të veçantat.
Sot një prej konkurentëve, Ermali kishte zgjedhur të përgatisë tortë të kripur vegjetariane. Ermali ishte në grup me Indritin, i cili e ndihmoi për përgatitjen e recetës.
https://youtu.be/ipjqfodOSmc?t=7m10s
Për përgatitjen e kësaj recete ju nevojiten këto ingredientë:
– 500 gr karrota
-50 gr parmixhano
-50 gr gjalp
-5 gr xhinxher
-5 vezë
-3 qepë të njoma
-2 kunguj
-1 brokoli
-1 domate
-kripë dhe piper
Fillimisht zihen karrotat të cilat përdoren për përgatitjen e kremit ku do të shtohet edhe xhinxher, më pas skuqen të gjitha perimet me kripë dhe piper. Rrihen mirë vezët dhe në to shtohet djath parmixhano i grirë. Zihen kungujt e vegjël.
Të gjitha perimet përzihen me vezët dhe më pas futen në furrë dhe piqen për 12 minuta në 350 gradë. Për përgatitjen e pjatës fillimisht vendoset kremi karrotës, më pas kungujt të cilët marinohen me kripë e piper dhe vendoset mbi to sufleja me vezë dhe perime.
Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”.
/tvklan.al