Dy konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Flavia dhe Redona, kanë qenë në një qendër estetike, ku kanë bërë disa trajtime për fytyrën, trupin dhe flokët.
Vajzat kanë zhvilluar një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.
Veç të tjerash, Redona ka treguar edhe arsyen për të cilën do hiqte dorë nga Saimiri.
Redona: Si po ndihesh ti?
Flavia: Unë po ndihem si Sulltaneshë tani, bëra trajtimin e fytyrës.
Redona: Unë po bëj një trajtim tjetër me vitamina që duhet për rritjen e flokëve. Po ti çfarë trajtimesh bën zakonisht për trupin, flokët, fytyrën?
Flavia: Unë për fytyrën bëj pastrimin e pikave të zeza gjithmonë. Hidratimin…Për flokët tani që o kam extention më janë dëmtuar pak. Kurse për trupin kremëra, palestër kur kam kohë ose vullnet më saktë.
Redona: E kam lëkurën shumë delikate, shampot i marr gjithmonë në farmaci, jo me silikon. Unë bëj ecje…Si po e përjeton këtë rrugëtim deri tani ti?
Flavia: Shumë mirë, kam kuptuar që Saimiri më do dhe mendoj se ju të tjerave do ju lërë pa trëndfil. Po ti si mendon?
Redona: Unë deri tani ndihem mirë dhe nuk kam arsye pse të heq dorë nga kjo gjë. Jam njeri që shikoj vetëm drejtimin tim.
Flavia: Po ti për çfarë do hiqje dorë nga Saimiri?
Redona: Do hiqja dorë nëse Saimiri nuk do të tregonte interes ndaj meje, që të rri aty kot…vetëm kjo.
Flavia: Ne kemi qenë 18 vajza në fillim dhe kemi ndenjur edhe 8-7 javë pa takim. Ti pse do hiqje dorë aq shpejt?
Redona: Interesi është edhe kur të shikon në sy, kur të flet gjatë publicitetit…nuk është vetëm takimi. Nuk influencohem nga ato që thonë njerëzit për Saimirin.
Flavia: Ty të kanë thënë njerëzit gjë për Saimirin?
Redona: Jo, thjesht janë komentet që njerëzit shkruajnë dhe s’më pëlqen ta kritikojnë.
Flavia: Dhe do dali me mua në fund!
Redona: Po me ty, me ty do dalë! Ty çfarë të pëlqeu tek Saimiri herën e parë që erdhe këtu?
Flavia: Normalisht më pëlqeu pamja dhe pastaj kisha shumë qejf të merrja pjesë në një histori dashurie në televizion. Faktikisht nuk e kisha pritur që të arrija deri këtu se në fillim nuk është se kisha shumë kontakt me Saimirin. Ti s’ke jetuar ndonjëherë pa prindërit?
Redona: Kam dy vite që jetoj vetëm, por në një distancë të tillë dy apo tre muaj nuk ka ndodhur./tvklan.al