Redona dhe Saimiri e kishin zgjedhur takimin e radhës sërish në natyrë, teksa ndanë mes tyre edhe një bisedë sqaruese.
Ata kanë drekuar në një ambient të ngrohtë pranë oxhakut, ku veç të tjerash Redona u shpreh se arsyeja që nuk i shpreh ndjenjat është fakti se ka frikë nga zhgënjimi.
Më tej Saimiri theksoi se ai nuk e lexon dot atë, nëse ajo nuk i shpreh ndjenjat.
Saimiri: Redona, të kam sjellë sot në një vend shumë special, është shumë i veçantë sepse unë jam shumë i lidhur me natyrën, duke qenë se edhe ti je një vajzë e veçantë.
Redona: Në fakt nuk e prisja këtë surprizë dhe jam shumë e lumtur që jam pranë teje, si gjithmonë. Çfarë sezoni të pëlqen ty nga i gjithë viti?
Saimiri: Sezoni i plazhit, sezoni i verës. Komplimente se qenke bërë shumë e bukur sot. Dua të kalojmë një mbrëmje të bukur bashkë dhe të sqarojmë disa pikëpyetje që kemi unë dhe ti sepse po i afrohemi fundit.
Redona: Kur të kam ty afër e kam shumë zemrën e ngrohtë. Gëzuar! Nuk jam vajzë që preferoj pub-et, më pëlqen më shumë qetësia.
Saimir: Çfarë mendimesh ke, çfarë të shqetëson?
Redona: Kam vënë re që ti je i rezervuar. Mbase mund të ndjesh dhe nuk shprehesh dot…ose nuk ndjen fare, këtë nuk e di. Bën disa vepra me mua, por pastaj e shoh që i bën edhe me vajzat e tjera.
Saimiri: Edhe unë nuk e lexoj dot Redonën, ose nuk e di çfarë ndjen Redona nëse nuk e shpreh. Është shumë vështirë që pëlqimi shkon deri diku, por mendoj që duhet të jetë diçka më shumë se pëlqim që ti të kalosh një jetë me një person.
Redona: Ke kuptuar që unë ndaj teje kam vetëm një pëlqim apo ke kuptuar pak më shumë?
Saimiri: Prapë të mungon diçka, nuk e di. Ose ti nuk e tregon dot, apo shpreh dot.
Redona: Kam frikë se zhgënjehem pastaj dhe shmangem dhe kam frikë të lëshoj vetëm.
Saimiri: Unë dua që ne të flasim hapur me njëri-tjetrin, mos të kemi asnjë lloj ndrojtje ose frikë. Unë dua të më thuash kështu e mendoj këtë gjë.
Redona: Ti çfarë ke arritur të kuptosh, jo për mua, por edhe për vete?
Saimiri: Kam kuptuar që Redona ka një pëlqim për mua, por unë pres më shumë tani, sepse këto javët e fundit duhet ta marr një vendim edhe unë, ta di ku jam. Nuk po t’i them këto fjalë që të të mërzis ose që të ndihesh keq. Po të flas hapur sepse nuk dua që as të zhgënjej njeri, as të zhgënjej vetëm.
Redona: E mendon ndonjëherë se si mund të jetë e ardhmja jote me një nga vajzat, me mua?
Saimiri: Mund të kem darkën më romantike, por kur unë nuk kam një ndjesi, nuk vlen asgjë. Ka të bëjë shumë ajo ndjesia.
Redona: Po ti tani çfarë ndjen?
Saimiri: Të shoh si një njeri shumë të sinqertë, të vërtetë, një vajzë shumë e drejtë dhe që di çfarë kërkon në jetë. Por më dukesh ndonjëherë shumë e ftohtë.
Redona: Çfarë mund të krijojmë ne bashkë?
Saimiri: Unë e shoh si një puzzle që plotësohet ditë për ditë. Shumë gjëra janë plotësuar, kanë mbetur vetëm disa vende bosh.
Redona: Këtu kam ardhur vetëm për ty sepse më ke pëlqyer dhe vazhdon të më pëlqesh. Nuk e di si ta shpreh…kur të shoh, kur të kam afër, çdo gjë është shumë rehat. Nuk shprehem sepse kam frikë që pastaj do zhgënjehem. Tani s’po më intereson gjë fare dhe po t’i them./tvklan.al