Partia e Re Demokratike i ka kërkuar Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani një kërkesë zyrtare për pezullimin në një afat të pacaktuar të Kryeprokurorit Arben Rakipi. Sipas krerëve të kësaj partie që dolën sot përpara gazetarëve, është absurde që një prokuror i përfolur për implikime në rrjetin e drogës, të vazhdojë të ushtrojë ende detyrën.

Meqë zoti Rakipi nuk u tërhoq vetë nga ky funksion i lartë, atëherë i takon presidentit të ushtrojë kompetencën e tij, deklaruan ata. Ndërkohë grupi parlamentar i reformatorëve i kanë paraqitur kryesisë së Parlamentit kërkesën për krijimin e një komisioni parlamentar që të hetojë çeshtjen e trafikut të drogës.

Sipas kryetarit të grupit reformator Nard Ndoka, deri tani grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ai i së djathtës së qendrës dhe i së majtës së deputetëve të opozitës kanë rënë dakort për krijimin e këtij komisioni me përjashtim të disa çeshtjeve teknike./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego