Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Reformatorët nuk i kanë besuar ftesës së kryetarit Berisha për një ribashkim të demokratëve. Një nga drejtuesit e Partisë së Re Demokratike, Petrit Kalakula shprehet se Berisha nuk ka të drejtën morale të bëjë propozime të tilla.

Petrit Kalakula:- “Ne gjykojmë që në radhë të parë, zoti Berisha nuk e ka të drejtën morale ta bëjë këtë thirrje, për arsye se, siç dihet ai është shkaktari kryesor i asaj situate, që u krijua në PD, në lëvizjen demokratike dhe në të djathtën në përgjithësi”.

Demokratët e rinj, propozojnë amendamentin në kodin elektoral, në mënyrë që çdo grup parlamentar ose kandidatë, të ketë komisionerët e tij në komisionet e votimit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame