Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Reformatorët e Partisë Demokratike, kanë kundërshtuar metodën e mitingjeve të selisë blu. Ata kanë vendosur vazhdimin e mbledhjeve të aktivëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe, për përgatitjen e kuvendit të jashtëzakonshëm. Deputeti Xhaferri ka paralajmëruar mbledhjen e të premtes së demokratëve durrsakë.

Reformatori Ferdinand Xhaferri:- “Unë do të thoja që Lëvizja Reformatore brenda PD, kanë nisur një proces të aktiveve të zgjeruara në të gjitha rrethet. Natyrisht që një i tillë u mbajt në Tiranë dhe ditën e premte në pallatin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, do të mbahet një aktiv i zgjeruar pune. Objekti i takimit do të jetë në dy plane, nga njëra anë analiza e zgjedhjeve të 1 Tetorit, ku PD u prezantua dobët, ka shumë gjëra për t’u rregulluar në këto zgjedhje. Ndërsa pika e dytë ka të bëjë me faktin se ç’hapa duhet të hedhim, që në Qershor të 2001, socialistët të mos largohen nga pushteti me alternativën të hedhjes gurë ndaj kryeministrisë, por të largohen me alternativën e hedhjes së votës”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame