Pese çikliste shqiptare te udhëhequr nga trajneri i tyre Ilo, një ish kampion i çiklizmit, rrugëtojnë për ne Perëndimin e ëndërruar për te fituar një trofe ne France.
Një udhëtim filmik, drejt perëndimit dhe rikthim ne lindje, qe i përngjan një aventure te vërtetë komike e dramatike, te titulluar “Lindje Perëndim Lindje”, ku regjisori Gjergj Xhuvani është bashkëskenarist me të atin Dhimitër Xhuvani.
Filmi përshkohet nga peripeci, teksa rrugëtimi i protagonistëve përkon me kapërcyellin e diktaturës dhe hapjen e ambasadave ne vitin 1990.
Gjergj Xhuvani: “I dashur armik ishte instalimi i komunizmit në Shqipëri. Parullat ose slogan ishte kulmi i diktaturës në Shqipëri dhe ky është fundi i diktaturës në Shqipëri, kështu që unë mbylla një cikël për t’iu rikthyer temave direkte aktuale. Ajo çka është themelore në këtë triptikë ose në filma është njeriu dhe njeriu s’vdes kurrë. Ideja ime, dmth, themelore, fondamentale ka qenë që epokat krijojnë dramat, të cilat i pajtojnë njerëzit në mënyrat më të ndershme dhe më të dhimbshme”.
Ndriçim Xhepa: “Në vitin ’91 ka qenë një përkim i kësaj natyre. Me një grup xhirimi kemi qenë në Romë. Dy ditë përpara se ata të ndodhnin në anijet e Marsit dolën për të xhiruar rreth 10 ditë në Romë, ndërkohë mbas një jave mbasi kishim mbaruar punë dhe duhet të ktheheshim po nga i njëjti itinerar, si të thuash, prapë nga kufiri italian për të hyrë për në Shqipëri. Gjithçka ishte bllokuar dhe grupi i xhirimit në një autobus ka përshkuar të njëjtin itinerar”.
Helidon Fino: “Do të thoja me bindje që edhe për çdo personazh tjetër do ta kisha pranuar dhe me pëlqen pothuajse po aq sa se dhe i imi”.
Gjergj Xhuvani: “Ato krijuan një ekip që është gjëja më e vështirë. Asnjë nga ato nuk luan vetëm. Duket sikur kanë një jetë të tërë bashkë dhe aktori i madh Ndriçim Xhepa ishte dy herë trajner, trajner në rol, po trajner edhe në aktrimin e djemve.”
Premiera e filmit “Lindje Perëndim Lindje” do të shfaqet më 4 Nëntor ne kinema Millenium.
Filmi fitoi çmimin e Jurisë ne Festivalin e Filmit ne Prishtine, ndërkohë qe është shitur ne Amerike, Itali, ish Jugosllavi dhe pritet te marre pjese ne festivale ndërkombëtare te filmit./tvklan.al