Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj thotë se skuadra duhet të përgatitet akoma më mirë për të marrë pjesë në Kampionatin Europian.

Në përfundim të ndeshjes miqësore, për mikrofonin e Tv Klan, Manaj tha se në Euro2024 do të ketë skuadra më të forta se Kili.

“Ta lëmë pas euforinë e kualifikimeve. Gjithë ekipi ka bërë punë të jashtëzakonshme, por tani duhet të fokusohemi që në Europian do gjesh ekipe si Kili dhe më të forta. Kili ka ekip të mirë, sot nuk ishte ndeshja jonë se nuk u gjetëm në fushë. Këto janë gjëra që ndodhin. Të përgatitemi akoma më mirë”, u shpreh Manaj.

Shqipëria humbi 0 me 3 miqësoren me Kilin.

/tvklan.al