Mero Baze: “Natyrisht që reagimi im ka brënda simbolikën lidhur me mënyrën se si duhet të reagojë ose si duhet të reagohet në raportet shtyp/pushtet në këtë moment krize që po kalojnë këto raporte. Natyrisht që vendimi, duke qënë një padi penale, i parashikon të dyja mundësitë, mund t’i konvertosh në burg ose në pare, por ashtu sikurse po dënohem unë, po dënohen dhjetëra gazetarë të tjerë në Shqipëri, ka dhe gazetarë që nuk i kanë ato 2 milionë lek të vjetra ose 200 mijë lek të reja që gjykata, por theksi im, përpjekja ime është për të theksuar faktin që drejtësia shqiptare po ikuadrohet në një lëvizje politike për t’i mbyllur gojën shtypit të lirë dhe simboli më i mirë i mbylljes së gojës është burgu dhe është një përpjekje për të treguar që shtypi nuk është i lirë dhe kur është i lirë, dhe kur paguan pare, dhe për këtë aryse d.m.th. vendimi im, dhe është vërtet vendim i imi, d.m.th. që nuk do të pranoj të paguaj pare për padije penale të ardhura nga shteti, por do të përballem me dënimin me konvertimin tjetër në burg, ka të bëjë pikërisht me faktin se jemi përballë një përpjekje shtetërore për të burgosur fjalën e lirë.”
Reis Çiço: Zoti Baze, meqë jemi tek lufta, le të themi (konflikti midis qeverisë dhe shtypit) po përhapet ideja në rrethe gazetareske, në rrethe të ndryshme, se qeveria nuk kërkon konflikt me median, por kërkon të vërë rregull në botën mediatike. Sa të sinqertë e quani ju këtë?
Mero Baze: “Unë sot kam marrë një letër nga kryeministri Fatos Nano, letër në cilësinë e kryeministrit, dhe ai ma ka drejtuar mua si kryetari i njërës prej shoqatave të gazetarëve, në të cilën fton shoqatat e gazetarëve dhe shoqatat që merren me të drejtat e njeriut në Shqipëri që të bashkëpunojnë me qeverinë për vendosjen e një sërë rregullash transparente, siç i konsideron ai, për median në Shqipëri. E parë e punës, bota e lirisë së shtypit dhe e lirisë së fjalës nuk është një vlerë që krijohet prej rregullave të cilat lindin në kriza të tilla siç është kriza e tanishme mes shtypit dhe pushtetit, natyrisht unë jam nga ata gazetarë që e kam kërkuar prej vitit ‘97 nevojën e një ligji për shtypin në Shqipëri, nevojën e detyrimeve e respektimit të e shanceve të barabarta që duhet të ketë shtypi në raport me qeverinë. Media që unë drejtoj është media që e ka pësuar më së shumti nga mungesa e ligjit të shtypit dhe dënimit me kodin penal, është media që e ka pësuar më së shumti nga mungesa e shanceve të barabarta në raport me shpërndarjen e reklamave shtetërore me qeverinë, nga mungesa e shanceve të barabarta në të gjitha preferencat financiare të qeverisë në raport me shtypin dhe ne mirëpresim rregulla të cilat shtypi ka nevojë t’i hartojë, por jo qeveria për të kontrolluar shtypin, kështu që ne do të përpiqemi t’i japim një përgjigje zyrtare kësaj përpjekje të kryeministrit, do të bëjmë propozimet tona dhe proçedurën tonë se si duhet të shkohet drejt një rregullimi të një legjislacioni të tillë dhe e vetmja gjë që mund t’i themi sot kryeministrit që ka zgjedhë një ditë të keqe për të dërguar një ftesë të tillë.”
Reis Çiço: Po, dhe pyetja e fundit, pamë në kronikën e parë kur filloi edicioni i lajmeve se sot ka hyrë, le ta quajmë “në valle” dhe presidenti i Republikës. Juve si e quani këtë ndërhyrje të presidentit në kohë të vonuar apo të saktë?
Mero Baze: “Kemi theksuar që në fillim që nuk janë shqetësuese në Shqipëri proçeset gjyqësore ndaj gazetarëve, shqetësuese është tradita që po krijohet për dënimin e gazetarëve. Bilanci që të gjitha gjyqet mes shtetit dhe gazetarëve fiton shteti është një bilanc shumë i turpshëm që e turpëron shtetin shqiptar dhe ky është një bilanc që është zhvilluar mes të tjerash dhe para syve të presidentit Moisiu, i cili është një nga autoritetet kryesore të pushtetit në Shqipëri, që ka lidhje me pushtetin gjyqësor dhe bilanci më negativ i përket atij pushteti me të cilin ai ka lidhje të drejtpërdrejtë me Këshillin e Drejtësisë dhe me ata gjykatës, të cilëve nuk u dridhet dora të japin çdo lloj vendimi që ua kërkon një pushtetar në raport me shtypin. Kështu që mendoj që reagimi i sotëm i presidentit Moisiu, përveç aspektit pozitiv, moral që ka për gazetarët, tregon pafuqinë e pushtetit të tij ose pafuqiqnë, ose mungesën e kompetencës së tij për të ndikuar në krijimin e një tradite të gjykimit të krizave mes shtypit e qeverisë. Ne kemi urgjente nevojën, fillimin e ndërtimit të një klime besimi mes shtypit dhe gjykatave, nuk mundet ne t’i paragjykojmë a priori të gjitha paditë që ngrihen ndaj shtypit, ne duhet të kemi besim tek gjykatat, por bilanci i gjykatave që tash është shumë i trishtuar, që i ka 100 me 0 në raport të qeverisë do të thotë që është një bilanc që e turpëron shtetin shqiptar dhe nuk turpëron gazetarët, pra dhe në qoftë se gazetarët kanë mëkate, ky bilanc ua heq ato mëkate, ky bilanc tregon që gjykatat kanë prishur klimën e besimit në raport me shtypin dhe presidenti Moisiu, si kushdo që do të ishte president në vend të tij, ka një përgjegjësi kryesore në këtë pikë për shkak se është kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe, qoftë dhe me orientimin e politikave penale, qoftë edhe me përzgjedhjen e atyre gjykatësve, krijimin e asaj tradite që duhet për gjykimin e rasteve të shtypit, ai ka një përgjegjësi direkte dhe fakti që ai flet në fund në mes të krizës dhe në fund të krizës do të thotë që është një përpjekeje për të dalë i larë nga kjo histori, por tregon në thelb pafuqinë e tij.” /tvklan.al