Zgjedhjet amerikane të mesmandatit patën mjaft zhvillime interesante, siç është numri i më i madh historik i femrave që do të marrin pjesë në kongres.
Kongres i risive mund të konsiderohet ai i legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 6 Nëntorit. Numri i grave kongresiste thyen rekord historik. 112 femra do të përfaqësojnë elektoratin në të dyja Dhomat e Kongresit, 5 shumë nga legjislatura e kaluar. Pjesa më e madhe e tyre janë nga radhët e demokratëve.
Demokratët sjellin edhe risi të tjera në këtë legjislaturë. Ata kanë sjellë në Kongres për të parën herë dy gra myslimane, Rashida Tlaib e Ilhan Omar. Në grupin e tyre janë edhe dy kongresistet më të reja në moshë në histori, Aleksandria Okasio – Kortez 29 vjeç dhe Abi Finkenauer 30 vjeç.
Dib Haland dhe Saris Dejvids janë dy indianet e para amerikane që përfaqësohen në Kongres. Dejvids është e para pjesëtare e komunitetit LGBT në dhomën e përfaqësuesve ashtu si edhe homoseksuali i parë Xherd Polis.
Tv Klan