Chelsea ka blerë qendërmbrojtësen e San Diego Wave, Nejomi Girma, për një tarifë që përbën rekord botëror në merkaton e futbollit të femrave. Girma është lojtarja e parë që thyen shifrën e 1 milion Eurove.

Chelsea ka mundur konkurencën, pasi për futbollisten me origjinë Etiopiane interesoheshin Arsenal dhe Lyon.

Girma, 24 vjeç, ka rënë dakord me Chelsean për kushtet e transferimit. Ajo ishte nën kontratë deri në vitin 2026 me klubin amerikan San Diego Wave.

Girma është një nga mbrojtëset më të vlerësuara të brezit të saj dhe ishte një nga shtyllat kryesore në kombëtaren amerikane të femrave për të arritur Medaljen e Arit në Olimpiadën e Parisit.

Mediat raportojnë se klubi amerikan ishte i gatshëm edhe të shkëmbente futbollistet me Chelsea, por anglezët ishin të vendosur të thyenin rekordin e blerjes për të sjellë një nga lojtaret më të mira të botës në Londër.

Tv Klan