Manchester United dhe Chelsea po konsiderojnë një shkëmbim në këtë merkato, i cili nëse realizohet do të bënte bujë të madhe.
Sipas Florian Plettenberg, bëhet fjalë për Alejandro Garnacho dhe Christopher Nkunku. Dy sulmuesit nuk po gjejnë hapësira në skuadrat e tyre dhe po përgatiten për aventura të reja, ndërsa shpëtimi mund të vijë nga rivalët.
Garnacho prej kohësh përflitet se do të largohet nga United, madje Napoli po tenton ta afrojë me çdo kusht, si pasues të Kvaratskhelia-s.
Në krahun tjetër, as Nkunku nuk po luan rregullisht te Chelsea, ndonëse për të u shpenzua një shifër e majme për të marrë nga Leipzig.
Në këtë situatë, dy klubet po mendojnë për një shkëmbim, që mund të jetë në interes të të gjitha palëve. /tvklan.al