Pavarsisht se nuk gjejmë shok të këtij lokali në universitetet e huaja me pronarë pedagogët për njerëzit që mbikqyrin arsimin në Shqipëri nuk përbën problem të qenurit pedagog, por edhe aksioner. Për rektorin e Unveristetit nuk është devijuar misioni, pedagogu për të është një aksioner që paguan qira brenda hapësirave ligjore.
Shezai Rrokaj: “Mund të ishte më i diskutushëm, të paktën në psikozën që krijohet shpeshherë me vënd ose dhe pa vënd, në qoftë se do të merje një të tretë dhe ta futje do të thoshe,, jo i dha kaq apo i dha aq. Ata janë vetë pedagogët, shikojnë janë të regjistruar, pse u dashka që pedagogët të privohen nga kjo e drejtë. Nëpër korridore në ambiente të veçanta hapen, si të thuash vihen makineta të ndryshme me shërbim pijesh kafesh joalkoolike. E rëndësishme është që ajo që quhet mësimdhënie, auditor që lidhen me mësimdhënien, të mos cënohen. Unë nuk mendoj që këta pedagogë që krijuan këtë shoqëri aksionere shkuan me idenë e hapjes së një sipërmarrjeje dhe ngjijes së kateve dhe e kthimit të fakultetit në një, në një restorant apo hotel.”
Rektori Rrokaj nuk kërkon që autonomia të ngatërrohet me lënien të lirë të menaxhimit të ambienteve nga fakultetet.
Shezai Rrokaj: “Autonomia ka të bëjë me lirinë që duhet të kenë institucionet për të krijuar sa më shumë të ardhura dhe që t’i menaxhojnë këto të ardhura në forumet përkatëse në dobi të institucionit.”
Gazetarja: Ky lokal nuk sjell të ardhura?
Shezai Rrokaj: Ky lokal sjell të ardhura. Ne po të shikojmë po nuk janë të ardhura kryesore.”
Edhe shkollat private nuk kanë sipërmarrës pedagogët e tyre në mjedisin çlodhës. Fakti që ekziston një lokal në shkollë nuk është çudi por tregëtimi i pijeve jashtë normave për më shumë fitim dhe njohja si pronare e mësuesit të lëndës duket se shton përgjegjësinë e tyre, por edhe tejkalon hapësirat fitimprurëse në institucionin shtetëror. /tvklan.al