COVID-19 prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Edhe pse humbja e flokëve nuk është një nga simptomat e zakonshme të koronavirusit, disa njerëz që kanë pasur virus pretendojnë se ai është një efekt anësor i sëmundjes.

Dermatologët në SHBA vunë re një rritje të rasteve të individëve që raportuan se pasi kishin dalë pozitiv me Covid-19, vinin re grumbuj flokësh në jastëk ose në dush.

Por ekspertët shprehen se kjo ndodh për shkak të niveleve më të larta të stresit, si pasojë e infektimit nga virusi dhe nuk është aspak një simptomë e vetë virusit.

Njerëzit gjithashtu mund të humbasin flokët e tyre gjatë kësaj periudhe për shkak të sezonit, ku pjesa më e madhe e individëve kanë tendencën që të pësojnë një rënie të flokëve.

Cilat janë simptomat e koronavirusit?

Ndërsa Covid-19 është një virus i ri, ekspertët janë ende duke punuar për ta kuptuar atë. Sidoqoftë, ekspertët thonë se simptomat më të zakonshme të infeksionit koronavirus zakonisht përfshijnë:

  • Një kollë e thatë
  • Temperaturë e lartë
  • Dhimbje muskulore
  • Lodhje

Ekspertët shprehen se disa njerëz nuk i përjetojnë të gjitha këto simptoma dhe disa madje nuk shfaqin aspak simptoma.

Sidoqoftë ekzistojnë një numër simptomash të tjera të buta, të cilat janë përjetuar nga disa pacientë. Kjo përfshin:

  • Dhimbje stomaku
  • Infeksione në sy dhe humbje e shijes / erë
  • Lodhje

/tvklan.al