Reperi i njohur Gucci Mane do të bëhet baba sërish. Ai ka dhënë lajmi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gruaja ime është shtatzënë. Jeta ime është e shkëlqyer”, shkruante Mane në Instagram.

Ai postoi edhe një foto të bashkëshortes së tij, Keyshia Ka’oir me të brendshme, ku dallohet barku që ka nisur të rrumbullakoset.

Çifti është martuar në 2017, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë i tyre. Secili prej tyre ka fëmijë edhe nga lidhjet e mëparshme./tvklan.al