Mimi Kodheli: “Kjo është letra që Partia Socialiste i ka dërguar Këshillit të Evropës ku kërkojmë asgjë me tepër sesa zbatimin e përpiktë të rregullores që zonja Topalli e shkel me të dyja këmbët. Kryetarja e parlamentit është ajo që po e bën Shqipërinë gazin e botës duke mos respektuar dhe shkelur të gjitha të drejtat që i takojnë opozitës jo vetëm brenda vendit, por edhe në përfaqësimin e saj jashtë. Ky është një turp që duhet të marrë fund sepse kostot e këtyre veprimeve i paguajnë shqiptarët dhe imazhi i vendit tonë.”

Erla Mëhilli: “Këshilli i Evropës hodhi poshtë me votë unanime kërkesën e turpshme dhe anti-shqiptare të Edvin Kristaq Ramës dhe pinjollëve të bllokut për përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm kaq i rëndësishëm evropian. Pas këtij dështimi të merituar dhe përçmimit të letrës së mbushur kryekëput me trillime dhe mashtrime e të firmosur nga shoqja Arta Dade Edvin Kristaq Rama sulmon me një gjuhë ordinere, të denjë vetëm për shoqen Dade kryetaren e parlamentit dhe e fajëson atë se ajo i njohu shqiptarët me dokumentin e këshillit të Evropës, i cili ka gjetur brenda të gjitha procedurave përbërjen, proporcionalitetin dhe kredencialet e delegacionit shqiptar. Partia Demokratike duke e dënuar ashpërsisht gjuhën ordinere thekson se Shqipëria është në vendin e saj si një zonjë e vërtet në këshillin e Evropës dhe nuk mund të përfaqësohet as me gojën e shthurur e aq më pak me imazhin e shoqes Arta Dade, por me atë të zonjës dhe gruas së vërtet shqiptare”./tvklan.al