Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se ka pësuar një humbje të gjithanshme në zgjedhjet e së martës.

Përveç garës presidenciale, demokratët janë në pozita të vështira edhe sa i takon zgjedhjeve në Kongres.

Kështu në Senat, republikanët duket se kanë siguruar shumicën e nevojshme prej 51 mandatesh. Kur ende nuk janë mbyllur votimet Partia Republikane ka siguruar 51 ulëse ndërsa Partia Demokratike ka vetëm 43 vende.

Republikanët janë në avantazh edhe në Dhomën e Përfaqësuesve ku deri tani kanë siguruar 195 mandate dhe janë vetëm 23 vota larg sigurimit të shumicës.

Ndërkohë që demokratët kanë deri më tani vetëm 176 mandate.

Tv Klan