Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Republikanët i thonë Jo pjesmarrjes në komisonin parlamentar për paktin e stabilitetit. Sipas tyre ky komision është një super strukturë e kryetarit të PS Fatos Nano, i cili synon të neutralizoj, sfidoj dhe të verë në funksion të kësaj partie institucionet legjitime të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Krijimi i komisonin parlamentar për paktin, konceptimi dhe vënia në krye të tij u shpreh sekretari për marrëdheniet publike, Neritan Alibali, nuk do ti shërbej këtij pakti po krijimit të një sistemi piramidal duke realizuar kështu monopolizimin e shtetit dhe ngritjen e kultit personal të lidershipit socialistë.

Sipas republikanëve shërbimi më i mirë që mund ti bëhet paktit të stabilitetit është demokratizimi i vendit, duke respektuar Kushtetutën e votën e lirë dhe duke shmangur manipulimet që po i bëhen KQZ-së. Ndërkohë republikanët kanë komentuar edhe grevën e artistëve të TOB. Ata kanë nënvizuar se qeveria duhet të tërhiqet nga politika e ndjekur deri tani dhe të ulet në tavolinën e bisedimeve me artistët./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego