Gjatë natës reshjet e shiut dhe të dëborës kanë vijuar në të gjithë territorin, po intensiteti i tyre ka qenë normal. Në Veri të vendit ka pasur dhe reshje dëbore, por sasia e rënë nuk ka qenë dhe madhe dhe nuk ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se është punuar gjatë natës për pastrimin e asketeve ku pa pasur prezencë të dëborës dhe është shpërndarë kripë. Po ashtu njoftohet se në të gjitha akset kombëtare vazhdon qarkullimi normal.
ARRSH sqaron se akset “Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash, Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren për të mbajtur situatën në kontroll”, pasi ka pasur rrëshqitje toke dhe rënie gurësh.
Po ashtu dhe në Surrel la pasur probleme dhe ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.
“Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë”, sqarohet më tej./tvklan.al