Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit në Gjirokastër dhe zonat përreth, kanë bërë që lumi Drino të dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e tokave dhe të nënstacionit elektrik të qytetit. Si rrjedhim në të gjithë zonën e Gjirokastrës mungon energjia elektrike.
Sipas specialistëve të filialit elektrik dhe enrgjitik të qarkut, nënstacioni nuk mund të vihet në punë pa u ulur niveli i ujit. Po për shkak të daljes nga shtrati të lumit edhe rruga nacionale është e pa kalueshme nga automjetet. Përrenjtë e dalë nga shtrati jo vetëm gjatë orëve të natës por edhe gjatë orëve të para të ditës kanë depozituar në bulevardin e qytetit të Gjirokastrës mbeturina të shumta inerte.
Duke parë gjëndjen e rënduar në prefekturë është mbledhur menjëherë shtabi i emergjencës i cili po punon për marjen e masave dhe mbajtjen nën kontroll të situatës. /tvklan.al