Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ka shkaktuar probleme me lundrimin. Kapiteneria e portit të Durrësit ka ndaluar daljen në det të anijeve të vogla dhe ato të peshkimit. I njëjti urdhër është dhënë edhe për mjetet turistike ndërsa ka vijuar normalisht transporti i njerëzve. Nuk ka patur probleme me linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas duke bërë që tragetet të mbërrijnë në kohë.
Si pasojë e reshjeve rrugë të qytetit u mbuluan me ujë duke bërë që të vështirësohet lëvizja e mjeteve dhe njerëzve. Nuk është raportuar mungesë e energjisë elektrike duke bërë që hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt të punojnë me kapacitet të plotë.
Si pasojë e erës së fortë është ndaluar edhe në Vlorë lëvizja e anijeve të vogla. Moti i keq ka përfshirë të gjithë qarkun, ndërsa autoritetet nuk raportojnë për probleme në lëvizjen në rrugë në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve, kushte të tilla të motit pritet të na shoqërojnë deri në mesditën e së dielës.
Klan News