Pas reshjeve të dendura të shiut të një nate më parë, disa zona në Durrës mbetën të përmbytura.
Në disa blloqe pallatesh dhe rrugë, uji vazhdoi të jetë i pranishëm përgjatë ditës së dielë duke krijuar vështirësi për lëvizjen e qytetarëve.
Ujësjellës-Kanalizimet po ndërhyjnë për të normalizuar situatën.
Shirat e një dite më parë kanë sjellë probleme edhe në Divjakë pasi një pjesë e tokave bujqësore janë përmbytur.
Për pasojë, janë mbuluar nga uji sipërfaqet e mbjella me grurë, elb dhe tërshërë. Sipas banorëve, kjo situatë vjen si pasojë e mungesës së pastrimit te kanaleve kullues.
“Nuk është pastruar asnjëherë kanali. Po të ishte pastruar nuk do ishin shkaktuar këto përmbytje.”
“Grurit i bën dëm, elbit.”
Aksi rrugor në Mërtish dhe Sektor-Gradisht u bë i pakalueshëm për automjetet pasi dolën nga shtrati ujërat e Emisarit të Myzeqesë.
Tv Klan