“Destinacioni ideal për aventurierët”

Zhytuni në zemër të një destinacioni ende pak të njohur në Evropë: Shqipërisë. Vendi i aventurave dhe peizazheve që të lënë pa frymë dhe një perlë për të apasionuarit e udhëtimeve.

Kështu e nis artikullin e saj revista franceze e udhëtimeve “A Vous Poitier”.

Udhëtimi në Shqipëri sipas francezes mund të nisë me Tiranën, të cilin e përshkruan si një kryeqytet plot gjallëri.

Pas Tiranës rekomandohet që turistët të udhëtojnë në jug të vendit, ku turistët mund të shijojnë plazhet mahnitëse të Rivierës Shqiptare.

Nga ujërat e kristalta të qytezës së  Ksamilit e deri te qetësia e Dhërmiut, çdo ndalesë në këtë shtrirje bregdetare të Jonit ka pjesën e saj të surprizave thuhet në artikull.

Përtej plazheve, malet e Shqipërisë ofrojnë një panoramë të jashtëzakonshme për adhuruesit e natyrës. Rrugët gjarpëruese të veriut, si ato që të çojnë në Luginën e Valbonës apo Parkun Kombëtar të Thethit, ofrojnë pamje mahnitëse dhe eksperienca të paharrueshme.

Artikulli i publikuar nga kjo media franceze për Shqipërinë rezulton të jetë me e lexuara.

Tv Klan