Revista spanjolle “Dimension noticias” rendit Shqipërinë ndër 6 vendet më të mira që duhen vizituar në vitin 2025.

Tirana pozicionohet destinacioni i tretë në këtë listë, që kryesohet nga Zagrebi.

Kjo media thotë se kryeqyteti shqiptar ka pësuar një transformim të gjallë vitet e fundit. Me ndërthurjen e ndërtesave shumëngjyrëshe dhe një skenë artistike stimuluese, Tirana po bëhet një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë një atmosferë dinamike.

“Mos harroni të vizitoni sheshin ‘Skënderbej’ dhe ‘Muzeun Historik Kombëtar’, ku kultura shqiptare shpaloset para syve tuaj. Gjithashtu mikpritja e shqiptarëve do t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpinë tuaj”, shkruan revista spanjolle.

Ajo shton se pavarësisht nëse zgjidhni modernitetin e Tiranës, historinë e Vroklow apo hijeshinë e Portos, secili prej këtyre vendeve ka historinë e tij për të treguar dhe përvoja unike për të ndarë.

Klan News