Lajme Arkiva 2003

Me përjashtim të Tiranës kur kandidati socialist Edi Rama pritet të zgjidhet edhe për një mandat tjetër, socialistët shqiptar rrezikojnë të pësojnë një humbje të thellë në zgjedhjet vendore të tetorit. Ky është parashikimi i fortë që ka bërë e përjavshmja me famë botërore, bibla e zyrtarëve të Wall Street dhe Shtëpisë së Bardhë, revista “The Economist”.

Në numrin e saj të funti, e ribotuar dhe sot nga gazeta koha jonë, e përjavshmja e St. James Street e Londrës, parathotë këtë humbje të socialistëve në pushtet pasi përshkruan gjendjen e mjerueshme dhe pa perspektivë të vendit.

The ekonomist nënvizon se kryeministri aktual zotu Nano e ka tepër të dobësuar pozitën e tij, kjo jo vetëm prej kërkesave të përsëritura për dorëheqje të opozitës, por edhe për shkak të rivaliteteve të brendshme.

Revista me 3 milionë kopje e drejtuar nga Bill Emmott e argumenton dështimin e socialistëve me hapa të ngadalta të qeverisjes së zotit Nano me përpjekjet e dështuara të kabinetit të tij për të privatizuar ndërmarrjet e mëdha shtetërore, për të ndërtuar rrugë, për të mbledhur më shumë taksa, gjë që ka sjellë tërheqjen e investitorëve të huaj.

Zoti Meta bëri shumë më tepër gjatë vitit 1999 shkruan organi i referencës së kancelarive perëndimore. Ky parashikim i fortë i “The Economist” bëhet duke u bazuar edhe në luftën e fortë të brendshme midis kryeministrit Nano dhe rivalit të tij Meta. Ai argumentohet gjithashtu me ngadalësimin e ritmeve të afrimit me Bashkimin Evropian.

Ky parashikim i bërë në numrin e 28 gushtit përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale. Ai vë gishtin pa ndrojtje mbi fajtorët e gjendjes aktuale dhe se dallon qartë se kush janë përgjegjësit dhe se kush jo brenda qeverisjes të së majtës.

Nga kjo pikëpamje , nga mjediset ku lexohet dhe pesha që ka, artikulli i kësaj reviste prestigjioze mund të ndikojë jo pak për mënyrën se si mund të shikohet puna e qe verist shqiptare./tvklan.al