Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Rexhep Mejdani ka zyrtarizuar vendimin e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të PS. Pasdite Mejdani i ka dorëzuar sekretarit të përgjithshëm të PS Gramoz Ruçi, dokumentacionin e kërkuar, mes të cilit dhe 24 firmat të anëtarëve të KPD-së, të cilët mbështesin kandidaturën e tij.

Pas takimit me Ruçin, Mejdani ka komentuar dhe vendimin e anëtarit më të ri të PS, Edi Rama për të kandiduar për kreun e kësaj partie.

Rexhep Mejdani:- “Në përputhje me vendimet që mori KPD, dorëzova materialin, për të kandiduar, për detyrën e kryetarit të PS, natyrisht është pjesë e procedurës, për të marrë pjesë në konferenca. Unë do të isha shumë i lumtur, në qoftë se dhe kandidatë të tjerë potencial, me ato vlera si Edi Rama, do të marrin pjesë në këtë garë para kongresit, sepse kjo e ndihmon partinë. Unë do të jem i lumtur të jem në një konferencë dhe të shpalos mendimet e mija, por të dëgjojë dhe mendimet e zotit Rama”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka