Rexhep Shahu: “Bazuar në përgjigjen e mbërritur zyrtarisht sot me datën 8 Tetor 2008 nga Instituti Superior i Shëndetit në Romë, Itali, pas analizave për praninë e melaminës në qumështin panda konfirmohet se nuk kemi prani të melaminës mbi kufirin e detektimit të përcaktuar nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore. Në kampionaturat e qumështit panda dhe produkti është i sigurt për t’u përdorur nga konsumatorë. Më datën 25 Shtator në orën 8:30 të mëngjesit me porosi të ministrit Gjana është bllokuar futja në vend e ngarkesave me qumështin panda është bllokuar nxjerrja në treg e sasisë tjetër nga magazinat e subjektit./tvklan.al