Rey Manaj në qendër të polemikave. Sulmuesi shqiptar u bë protagonist i një episodi shumë të diskutuar në humbjen që Sivaspor pësoi 3-2 ndaj Gallatarasay. Një ndërhyrje e rëndë dhe tërësisht e pavend shumë pranë flamurit të këndit, me Manaj që shkeli mbi këmbën e Alper Yilmaz, duke e detyruar të largohet me barelë nga fusha e lojës.
Faull që nuk solli pasoja më të rënda përveçse një kartoni të verdhë, me VAR dhe arbitrin që nuk konsideroi seriozitetin e ndërhyrjes. Gjesti i sulmuesit shqiptar të Sivassporit ka ngjallur një debat të madh në Turqi, teksa përmes rrjeteve sociale, Manaj ka kërkuar falje për Yilmaz, duke thënë se nuk ka pasur qëllime të këqija.
“Më vjen shumë keq që u përballa me një situatë që nuk doja ta përjetoja në jetën time profesionale futbollistike. Dua të them me gjithë sinqeritetin tim ndaj tij dhe tifozëve se nuk kisha ndërmend të ndërhyja në atë mënyrë. Ndodhi për shkak të adrenalinës së rezultatit të ndeshjes dhe unë po përpiqesha të kontribuoja në ekipin tim kur ndodhi ky incident dhe kërkoj falje me shpresë ta shohim sa më shpejt mes nesh.”
Gjithsesi, Gallatasaray ka kërkuar zyrtarisht ndërhyrjen e federatës Turke për të marrë masa për sjelljen e 27-vjeçarit, me lushnjarin që rrezikon një pezullim për disa ndeshje në Superligën turke.
Klan News