Grupi i investitorëve, Clearlake Capital po planifikon të shkarkojë Todd Boehly nga detyra e tij si CEO dhe ta zgjedhë një tjetër nga bordi drejtues. Shkak për këtë thuhet të jetë ecuria negative e Chelsea.
Që kur Todd Boehly iu bashkua Chelseas si investitor në pranverën e 2022, klubi londinez nuk ka ecur në drejtimin e duhur. Sezoni i parë përfundoi në vend të 12 dhe humbi Europën për herë të parë në vite.
Gjërat nuk po duken shumë më mirë këtë sezon në vendin e njëmbëdhjetë dhe sërish me rrezikun për të mos u paraqitur në garat ndërkombëtare. Pavarësisht se kanë shpenzuar mbi 1 miliard për lojtarë të rinj në dy vitet e fundit, Chelsea nuk është më një nga ekipet pretendente në Premier League.
Nga ana tjetër, londinezët fituan vetëm pak më shumë se 300 milionë Euro dhe tashmë rrezikojnë një dënim për shkeljen e rregullave financiare të Ligës Angleze.
Mbetet për t’u parë nëse çështja do të shkojë në votim në bordin drejtues të investitorëve që do të sillte ndikim të drejtpërdrejtë edhe në klubin anglez. Gjërat mund të ndryshojnë vetëm falë rezultateve në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Tv Klan