Lajme Arkiva 2003
Ngushtohet diferenca ndërmjet dy partive të mëdha në garën për pushtetin vendor. Sipas rezultateve të përpunuara deri më tani në KQZ, Partia Socialiste ka fituar 33.23% ndërsa Partia Demokratike 31.73%.
Dy partitë e mëdha pasohen nga Partia Socialdemokrate e cila ka kapur shifrën 5.53% ndërsa në listë renditen më pas republikania dhe Partia Agrare. Ndërsa rezultat të ulët nga shirat e përpunuara deri më tani ka marrë Partia Demokrate e Reformuar me 2.29%.
Sipas shifrave të përpunuara nga KQZ në 361 njësi zgjedhore, kandidatët e Partisë Socialiste kanë fituar 183 njësi. Ndërsa koalicioni ndërmjet Partisë Demokratikë, Partisë Republikane dhe Bashkimit Liberal ka fituar 135 kryetar bashkie ose komune.
Këto janë të dhëna paraprake të publikuara nga KQZ në pritje të shpalljes së rezultateve për të tjera njësi./tvklan.al