Ivan Juric nuk do të shkarkohet nga drejtimi i Romës, të paktën për momentin.
Drejtuesit e klubit verdhekuq, pas një mbledhje këtë të martë, vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin me teknikun 49-vjeçar, pavarësisht rezultateve të dobëta.
Humbja 3-2 ndaj Hellas Verona, shtoi zërat për një shkarkim të mundshëm të kroatit, i cili pak javë më parë mori vendin e Daniele De Rossi-t.
Megjithatë, drejtuesit i kanë dhënë edhe një shans të fundit, me Juric që duhet të ndryshojë situatën ose në të kundërt, shkarkimi është i pashmangshëm.
Në 11 javë kampionat në Serie A, Roma renditet në vendin e 12-të me 13 pikë të grumbulluara. /tvklan.al