Fansave të Rihannës iu desh të prisnin 3 vjet për të dëgjuar muzikë të re nga ylli i pop-it. Këngëtarja në bashkëpunim me reperin PartyNextDoor sollën këngën “Believe it”.

Në këngën e cila nuk është e publikuar me videoklip, por vetëm në versionin audio, Rihanna këndon shumë pak dhe ky fakt i ka zhgënjyer së tepërmi fansat.
Rihanna bashkëpunoi më parë me PartyNextDoor në hitin e saj “Work”, në të cilën ai ishte bashkë-autor i këngës./tvklan.al