Rasti i Gazmend Tahirllarit është vetëm një nga rastet e keqtrajtimit të qytetarëve nga policia. Institucioni i avokatit të popullit pas zyrtarizimit të së vërtetës së vdekjes së shtetasit të shoqëruar, e quan tashmë të përfunduar këtë çështje, duke i lënë drejtësisë të gjykojë dhe dënojë fajtorët përkatës.
Këmbëngulja e familjes Tahirllari dhe mbështetja e avokatit të popullit që mbron të drejtat e shtetasve kundrejtë institucioneve, bëri qe çështja e mbyllur nga drejtësia dhe ekspertizat mjekësore në spitalin lokal, të rihapen për të nxjerrë shkakun e vërtetë të vdekjes.
“Mbasi bëmë disa veprime, si e biseduam dhe një herë çështejn me prokurorinë e rrethit Korçë, pak a shumë arritëm në mendimin se lind nevoja që ky njeri të zhvarroset dhe të egzaminohet. Mbi këtë bazë, erdhëm në Tiranë, une e bisedova me avokatin e popullit, zotin Ermir Dobjani, ku edhe nga ana e tijë është mendimi se ndoshta duhet të bëhet zhvarrosja e këtij personi, për të qënë sa më afër të vërtetës. U zhvarros, u kalua kufoma ekspertëve përkatës, ata bënë ekspertimet e nevojëshme dhe rezultati do të jepet më vonë siç tashmë dihet nga ana tyre, pasi e ndjenin të nevojshme që të konsultoheshin edhe me anën shkencore të këtyre rasteve”.
Me zyrtarizimin e dhënë nga shërbimi qëndor i ekspertimit mjeko ligjor, jane pezulluar nga detyra dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore të çështjes Lorenc Balliu dhe Inspektori i Krimeve Dashnor Garuli, të cilët kanë hetuar çështjen Tahirllari menjëherë pas vdekjes. Institucioni i avokatit të popullit ka trajtuar në 12 muaj të vitit që shkojë 17 ankesa të qytetarëve për shkelje apo dhunë nga policia.
“15 prej tyre janë konsideruar të drejta, pra janë zgjidhur në favor të ankuesit. Këto kanë qënë për dëmtime të ndryshme të shkaktuara në trupin e tyre dhe veprime alvitrare kundrejtë tyre”./tvklan.al