Me një ceremoni të denjë për madhështinë e saj, Katedralja e Parisit “Notre-Dame” është rihapur pas 5 vitesh e gjysmë nga zjarri shkatërrues i vitit 2019.
Tre trokitjet në portën e Notre-Dame nga Kryepeshkopi i Parisit shënjuan rihapjen ceremoniale të katedrales mitike te francezëve.
Ambienti madhështor i shoqëruar nga himnet kishtare i shtoi ceremonisë mistikën e duhur për këtë tempull të shenjtë të Parisit.
Pas rihapjes së Notre Dame, të parët që u falenderuan brenda saj ishin zjarrfikësit të cilët luftuan me flakët për shpëtimin e katedrales mbi 800-vjeçare
Presidenti francez, Emmanuel Macron, në fjalën e tij shprehu mirënjohje për të gjithë ata që shpëtuan dhe ndihmuan në rindërtimin e monumentit ikonë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin shumë liderë botërorë si Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump , Princi i Britanisë së Madhe, Ëilliam, dhe dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish.
Mes tyre ishte edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja tij Linda.
Po kështu e pranishme ishte edhe Presidentja e Kosvës, Vjosa Osmani.
Një moment i veçantë i është rezervuar Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i cili sapo hyri në katedrale ëhstë duatrokitur nga gjithë të pranishmit.
Për rindërtimin e Katedrales Notre Dame janë mbledhur më shumë se 840 milionë Euro, nga e gjithë bota.
Pas rihapjes pritet që ajo vizitohet nga mbi 15 milionë persona në vit.
Klan News