Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Drenovë të Korçës e zhvillojnë mësimin në kushte të papërshtatshme. Shkak për këtë janë bërë punimet për rikonstruksionin e plotë të ndërtesës ekzistuese.
102 nxënësit janë shpërndarë në tre ambiente të improvizuara në klasa. Një pjesë e tyre e kryejnë mësimin në qendrën kulturore, disa në kopshtin e fshatin. Ndërsa vogëlushët e kopshtit janë zhvendosur në një prej zyrave të komunës.
Nxënës: “Kushtet s’janë aq të mira dhe banjot nuk janë të mira.”
Rajmonda Xega: “Nuk janë aq të përshtatshme, mungojnë baza materiale, laboratorët. Megjithatë në mundohemi gjithë stafi i mësuesve sado pak të krijojmë me atë mënyrën tonë të krijojmë bazë materiale.”
Për drejtuesit e komunës zhvendosja e klasave në këto ambiente është një zgjidhje e detyruar dhe e përkohshme deri në përfundimin e rikonstruksionit të shkollës. Sipas kontratave rikonstruksioni i shkollës pritet të përfundojë pas një muaji./tvklan.al
Gazetare: Daniela Zisi