Rama: Nis një epoke e re, dyfishim i analizave
Një investim prej 1.4 milionë eurosh, i kryer për rikonstruktimin e Agjencisë se Barnave dhe pajisjeve mjekësore, ku përfshihet dhe ndërtimi i laboratorëve për kontrollin e sigurisë dhe cilësisë së barnave që prodhohen dhe tregtohen në vend, nga Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë vlerësohen si garanci se nuk do të ketë më abuzime me to në tregun shqiptar.
Ogerta Manastirliu: Laboratorët e rinj janë garancia për të rritur sigurinë e barnave që tregtohen në vendin tonë, duke realizuar analiza për kategori barnash që nuk ishin realizuar ndonjëherë.
Edi Rama: Po këtu nuk bëhet fjalë për një godinë të ndryshuar tërësisht nga pikëpamja fizike, është fjala për analiza të përputhura me standardet europiane.
Të dy i kthejnë përgjigje dhe akuzave politike për çmimin dhe cilësinë e barnave.
Edi Rama: Sa herë ne ndërhyjmë në një godinë fizike, akuza që vjen nga gjumi është fasadë, korrupsion, luks.
Ogerta Manastirliu: Me fjalë u qan zemra për shëndetësinë, por që me vepra nuk e panë kurrë të arsyeshme të ndalnin degradimin e spitaleve.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë përpara investimit në laboratorët e Agjencisë së Barnave kryheshin deri në 300 analiza, ndërsa tani numri i tyre dyfishohet.
Tv Klan