Veliaj: Gati për fillimin e sezonit të ri shkollor
Shkolla 9 vjeçare “Dhora Leka” do të hap dyert këtë Shtator duke ju ofruar nxënësve kushte bashkohore për zhvillimin e mësimit. Kryebashkiaku Veliaj pa nga afër përfundimin e punimeve dhe pamjen që ka marrë shkolla e re.
“Më në fund, çdo rikonstruksion përfshin edhe ngrohjen qendrore, që të mos kemi asnjë problematikë, qoftë edhe për ato pak ditë që bën realisht dimër. Por, qershia mbi tortë në këtë projekt ka të bëjë me palestrën. Një palestër e mbyllur, nga një zgëqe që kemi pasur në pjesën e pasme të shkollës, e kemi kthyer në një palestër moderne”.
Veliaj zgjodhi te falënderoi ata që kanë punuar përgjatë gjithë verës për të siguruar kushte më të mira në institucionet arsimore.
“Ndjehem shumë krenar për skuadrën që ka punuar gjatë pranverës dhe verës për të kopsitur një xhevahir si kjo shkollë pranë ish-Fushës së Aviacionit. Është një zonë që po rritet si nga ana e Rr. “Dritan Hoxha”, si nga ana e Rr. “Teodor Keko”, sidomos tani me rregullimin e Lanës dhe me rifillimin e punëve në Unazën e Re që kalon te Astiri. Jam shumë i lumtur që kemi akomoduar në një godinë parashkollorin dhe një infrastrukturë moderne”.
Shkolla e re do të shërbeje edhe si qendër komunitare pas mësimit.
Tv Klan