Sot shkollat janë hapur për një kategori të caktuar nxënësish. Bëhet fjalë për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, të cilët kanë humbur orët e mësimit gjatë periudhës së pandemisë.

Në këtë kategori përfshihen edhe nxënësit që nuk patën mundësi të ndiqnin mësimin online nga shtëpia gjatë karantinës.

Procesi mësimor për këta nxënës do të zhvillohet në harkun kohor nga dita e sotme deri më 11 Shtator.

Autoritetet arsimore kanë marrë masat për zhvillimin e mësimit sipas të gjitha rregullave strikte anti-covid, duke pajisur vogëlushët me maska dhe duke respektuar distancën.

Ndërsa më 14 Shtator, Ministria e Arsimit ka njoftuar se do të nisë procesi mësimor për të gjithë nxënësit, duke respektuar masat kundër Covid-19. /tvklan.al