Ka nisur këtë të Hënë viti i ri shkollor për 350 mijë nxënës. Kryeministri Edi Rama uron të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit e veçanërisht ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, për një vit sa më të mbarë.
“Mirëmëngjes, dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit e prindërit e Shqipërisë, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur”, shkruan kryeministri.
Ministria e Arsimit ka shpërndarë tekste falas për 238 mijë nxënës, ndërsa janë shtuar edhe 25 shkolla të reja.
/tvklan.al