Pas disa ditëve me temperatura të larta, moti ka bërë një kthesë ku shumica e zonave malore janë mbuluar nga bora.

Madje në Korçë reshjet e borës kanë mbuluar jo vetëm zonat malore, por edhe ato urbane.

Në zonën e Dardhës dhe Voskopojës trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 7 cm.

Reshjet e dëborës së pranverës kanë zbardhur rrethinat e qytetit të Peshkopisë, Shkodrës dhe Pukës.

Kjo situatë moti pritet të na shoqërojë deri në mesjavë, ku brenda një jave do përjetojmë dimrin dhe pranverën.

“Përsa i përket ditëve vijuese do të kemi një mot më të qëndrueshëm. Kjo do të thotë që do të kemi intervale të gjata me diell kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe të mesditës. Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që të paktën deri ditën e premte maksimumet në rang territori të regjistrohen shumë pranë vlerave 19 apo 20 gradë Celsius në zonat e izoluara”, shprehet sinoptikani Hakil Osmani.

Sipas sinoptikanëve, këto ditë tipike dimri nuk janë normale për muajin Mars, por fenomene të tilla janë hasur edhe gjatë viteve të kaluara.

Tv Klan