Me një skenë madhështore dhe një shkëlqim të jashtëzakonshëm “E Diela Shqiptare” ka nisur sezonin e ri në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan. Ritmi, ngjyrat dhe alegria kanë qenë kryefjala sezonit të ri të programit që ka ardhur plot novacione si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Muzikës, baletit, sportit dhe të ftuarve u janë shtuar tashmë edhe momentet e bukura të humorit. Batutat e Julian Dedës dhe Gentian Zenelajt janë plotësuar natyrshëm edhe nga prezantuesi Gjebrea.
Një investim gjigand i televizionit Klan dhe një punë serioze e dy mjeshtrave të Rai-t, skenografit Castelli dhe mjeshtrit të ndriçimit Franco Ferrari kanë bërë që studioja e re e të dielës shqiptare të krahasohet vetëm me ato të gjigandeve italiane të Rai-t.
Franco Ferrari: “Gjithçka që kemi realizuar këtu është e krahasueshme vetëm me punët tona të Sannremos apo të Celentanos, mund të them me b9indje se kjo studio mund të hyj në studiot e mëdha të Rai-t me të cilat unë kam punuar është një studio e madhe që i përshtatet një programi që sigurisht hyn në produksionet e mëdha televizive.”
Përgjatë 6 orëve transmetim i drejtpërdrejt më shuam se sa spektakli në gjuhën shqipe, duket se të dy mjeshtrit e njohur kanë shijuar frytet e një pune të cilën ndoshta ata vetë nuk e kishin menduar se do ta realizonin ndonjëherë në Shqipëri.
Gaetano Castelli: “Është hera e parë që punoj për një televizion që nuk është Rai, por këtu u gjenda si në familje dhe mbi të gjitha imazhet e RAI-t nuk kanë asnjë ndryshim me imazhet e kësaj studioje. Në bashkëpunim me televizionin Klan zbulova se pronari i këtij televizioni, të cilin e kam njohur personalisht nuk investon thjesht në para, por edhe në entuziazëm dhe kjo është shumë e rëndësishme. Më kujton entuziazmin e dikurshëm në televizionin italian dhe tashmë që i kam njohur gjërat nga afër, kuptoj se këtu keni gjithçka për të qenë si Rai. “E Diela Shqiptare” ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe Arditi është një gjeni që ndoshta një ditë do a shoh edhe duke kërcyer.”
Dhe atëherë kur kanë kuptuar se gjithçka është bërë në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, Ferrari dhe Castelli janë të bindur se bashkëpunime të tilla mund të vazhdojnë gjatë me një ekran të madh si ky i Televizionit Kombëtar Klan, siç shprehen dhe vetë ata.
Franco Ferrari: “Pas eksperiencës sonë të parë me televizionin Klan dhe Ardit Gjebrean në festivalin “Kënga magjike”, “E Diela Shqiptare” është e dyta që ne kemi, rezultoi një provojë shuam e mirë ku gjetëm bashkëpunëtorë të mirë.”
Gaetano Castelli: “Nesër do të iki në Romë dhe më pas në Paris për të punuar me Moulin Rouge, por zemrën time po e lë këtu. Megjithatë tani që e kam zbuluar Tiranën kaq afër me Romën besoj se do të kthehem sërish.”
Mjeshtrit italianë të skenës kanë punuar për ditë me radhe dhe kanë kuruar çdo detaj për të sjellë në mënyrë krejt origjinale në ekranin e shqiptarëve këtë skenë të së Dielës së shqiptarëve, atë që do të na argëtojë për një sezon të gjatë me plot surpriza që mbeten për t’u zbuluar, ju mos mungoni./tvklan.al
Gazetare: Manjola Bregasi