E diela e shqiptarëve është rikthyer në familjet e tyre përmes ekranit të Televizionit Kombëtar Klan.  

Prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea, këtë radhë nuk është vetëm.

Ardit Gjebrea: “Jam kureshtar të di, ti në ndonjë spektakël të këtij lloji ke prezantuar me ndonjë partner tjetër?”

Sonila Meço: “Nuk më vjen ndërmend.”

Ardit Gjebrea: “Po thuaj që jam i pari.”

Ai ka në krah dy femra plot sharm dhe origjinalitet. Gazetarja Sonila Meço me forcën e argumentit në pjesën e parë të programit dhe Balina Bodinaku në pjesën e “Këngës Magjike”.

Një show i vërtetë, që për më shumë se gjashtë orë transmetohet drejtpërsëdrejti në ekranin e Televizionit Klan,  në këtë sezon të dytë “E diela shqiptare” ka ardhur e pasuruar,  jo vetëm në figura, por edhe në rubrika.

Sonila Meço: “Dreqi ta haj, unë dua të pushoj dhe jo të lodhem sepse dua të nginjem me dëshirën për një fillim të ri.”

Ardit Gjebrea: “Zonja dhe zotërinj është partnerja ime Sonila Meço.”

“Pro dhe kundër”, që tashmë sjell edhe një juri popullore, rubrika e gatimit që do të finalizohet me një super çmim, lojërat, muzika, baleti dhe të ftuarit,  janë vetëm një pjesë e strukturës së madhe të këtij programi.

Çdo javë në ekranin e TV kombëtar Klan, e diela do të jetë një oaz qetësie dhe relaksi për çdo shqiptar./tvklan.al

Gazetare: Manjola Bregasi