Dy ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për fazën çerekfinale, nuk prodhuan surpriza.
Egnatia triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Bylisit në transfertë. Një sukses i rëndësishëm për rrogozhinasit, që hedhin një hap drejt kualifikimit. Sfida e kthimit do të luhet me Egnatian si pritëse më 26 Shkurt.
Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Laçit në transfertë, duke u ndalur sërish nga kurbinasit brenda pak ditëve.
Vlen të përmendet se skuadra bardhezi luajti me 10 lojtarë nga minuta e 18-të, kur Indrit Prodani u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe pse në superioritet numerik, të kuqtë nuk e shfrytëzuan dot për të marrë fitoren. Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në kryeqytet, më 26 Shkurt. /tvklan.al